Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri

5 Dhjetor 2020, 18:57

TIRANË- Pas shtyrjes së procesit si pasojë e pandemisë COVID-19, viti i ardhshëm mund të konsiderohet si një etapë e re për sipërmarrjen në vend. Duke filluar nga janari 2021 do të fillojë implementimin procesi i ri i fiskalizimit. Nga ky muaj do të nisin edhe transaksionet e para mes biznesit dhe shtetit.

Tashmë bizneset do të blejnë aplikacionin softuerik, nëpërmjet të cilit do të lëshojnë fatura elektronike. Sipas ligjit, që nga 1 janari 2021 sistemi i ri duhet të aplikohet nga çdo kompani që ka marrëdhënie faturash me Shtetin. Bëhet fjalë për rreth 13 mijë biznese te ndryshme sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.