Viti i Ri 2020 mbërrin në Samoa, Kiribati dhe Auckland në Zelandën e Re

31 Dhjetor 2019, 15:00 | Përditesimi i fundit: 2019-12-31 16:35:19

Fillimi i një viti të ri gjithmonë sjell me vete pak melankoli për atë që po lamë pas, dhe në të njëjtën kohë mbush zemrat tona me shpresë për atë që do të vijë. Në këtë kuptim, festa e Vitit të Ri është një nga më të rëndësishmet festa në mbarë botën. Pavarësisht nëse viti i ri në vende të ndryshme të Planetit vjen në mesditë, mesnatë apo në agim, sot është dita për të uruar: GEZUAR VITIN E RI 2020!