Viti i ri akademik nis në nëntor, plotësohen 69% e kuotave në Universitetin e Tiranës! Rektori: Në varësi të pandemisë vendosim si do zhvillohet mësimi

23 Shtator 2020, 16:06

Në nëntor do të nisë viti  i ri akademik. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tregon se me përfundimin e raundit të parë të regjistrimeve janë plotësuar 69% e kuotave. Ende nuk ka një vendimmarrje për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, por skenarët që janë diskutim përfshirjen e mësimit online përmes një platforme të re komunikimi që po ngrihet nga UT si dhe kombinimi i procesit mësimor online dhe në auditor.