Viti i ri Akademik/ Rama uron studentët nga Fakulteti i Mjekësisë: Së shpejti hapim spitalin e ri të kirurgjisë

14 Tetor 2019, 17:02

TIRANË- Nis sot viti i ri akademik për studentët e ciklit të studimit Bachelor. Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik. 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë.