Viti i ri përmes kamerës së Report Tv! Transmetim maratonë LIVE nga ora 23:00

31 Dhjetor 2019, 17:32 | Përditesimi i fundit: 2019-12-31 23:03:11

Report TV do jetë dritarja juaj informative edhe në përmbylljen e kësaj dekade. Në një transmetim maratonë Live që nis nga ora 23:00, do të presim së bashku, ardhjen e 2020 me lidhje të drejtpërdrejta nga Tirana dhe disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Por edhe nga një pjesë tjetër e veçantë, ku nuk festohet si në pjesën tjetër të vendit, por nga e cila ne duam të ndihmojmë të lindë shpresa.

Në fokusin e kamerës sonë do të jenë më të vegjëlit, më të moshuarit, ata që gëzojnë dhe që trishtohen.

Këtë natë, mbi 10 mijë shqiptarë nuk do ta presin vitin e ri në shtëpitë e tyre të cilat tashmë janë të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Streha e vetme e tyre për këtë natë të ftohtë dhe festive do të jetë çadra.

Në mënyrë simbolike, Report tv do të ndezë kamerat në një nga këto vende që është bërë strehë për këta njerëz . Do të jemi në Krujë, në ato familje që tashmë kanë humbur gjithçka nga lëkundjet e fuqishme.

Do ju japim mundësinë të gjithëve ju që të kontribuoni për tu ardhur në ndihmë këtyre personave, në faqen online  e-albania.al/dhuro.

Atmosferën festive në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Krujë, Elbasan dhe në shumë qyete të tjera të Shqipërisë dhe historitë më të veçanta do të keni mundësi ta  ndiqni nëpërmjet kamerës së Report TV, dhe gjithë gazetarëve që do të jenë në terren për të përcjellë gjithçka në kohë reale.