Viti i ri shkollor, mbi 20 mësues të prekur me koronavirus në Shqipëri!

18 Shtator 2020, 16:20

Me rinisjen e vitit të ri shkollor është shtuar dhe rreziku për infektimin nga koronavirusi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë mbi 20 mësues të prekur.

Ndërkohë që situata më serioze është në Tiranë ku vetëm në shkollën 9-vjeçare janë prekur 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha. Aktualisht kanë një drejtoreshë të komanduar.

Në këtë shkollë mësuesit e tjerë që kanë qenë në kontakt me të infektuarit janë karantinuar.