Viti i ri shkollor/ PD akuza Ramës: Premtove 143 shkolla gati në shtator, 400 nxënës mësim me turne në Shijak

5 Shtator 2020, 14:38

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë një tjetër denoncim, kësaj radhe nga Shijaku, ku thotë se tre shkolla tashmë do të bëjnë mësim në një godinë të vetme, pasi u shembën nga tërmeti.
Sipas tij, 400 nxënës të dy shkollave të shembura nga tërmeti “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” në Shijak do të bëjnë mësim me turne në shkollën “Muharrem Dollaku”. Ai tha se Rama premtoi se 143 shkolla do të ishin gati në shtator, por ndërtesat nuk janë gati.