Viti nis me rënie të ardhurash! Në janar u mblodhën 6.9 mln € më pak se në 2020, ndikimin më të madh heqja e tatim-fitimit

1 Mars 2021, 20:20

Muaj janar të ardhurat në buxhetin e shtetit përsëri kanë pasur rënie, çka dëshmon se pandemia COVID-19, vijon të ketë ndikim negativ në ekonomi, edhe pse nuk jemi me masa kufizuese të plota. Te dhënat më të fundit të ministrisë së financave tregojnë se në muajin e pare të vitit janë arkëtuar 284.6 milionë euro, me një tkurrje prej më shumë se 6.9 milionë eurosh krahasuar me janari i 2020, kohë kur nuk kishte nisur pandemia në vendin tonë. Sipas të dhënave deri në fund të janarit u mblodhën nga të ardhurat tatimore 274.5 milionë euro, duke u ulur me rreth 3.2 milionë euro krahasuar me vitin me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë nga TVSH-ja që është ndër zërat kryesor në të ardhura janë mbledhur 90.7 milionë euro, me një rënie me 2.3 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar, çka tregon që konsumi dhe xhiroja e bizneseve përsëri është e ulët.