Vittorio Sgarbi sqaron deklaratën: Gazetarë injorantë, Bylisi është qytet grek! S’është faji im që s’e dini se Iliria ka qenë pushtuar nga Greqia

9 Qershor 2020, 15:36

TIRANË- Vittorio Sgarbi ka sqaruar me anë të një videoje deklaratën e tij që shkaktoi shumë debate, ku tha se Bylisi është grek.

Në një reagim të shkurtër nga makina, teksa lexonte lajmin e shkruar nga një gazetare shqiptare, Sgarbi shprehet se i qëndron deklaratës së tij, teksa e cilëson gazetarin që e ka shkruar një gjë të tillë si "injorant".