Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e së martës një video në “Insta Story”, ku shfaqet i biri i tij Zaho duke vizatuar.
Nuk është hera e parë që Rama ndan momente të të birit nëpër rrjete sociale, por videoja e fundit i dëshmon ndjekësve edhe njëherë se shprehja popullore “dardha bie nën dardhë” merr kuptim në familjen e tij.
Nga pikturat që arrihen të dallohen në videon pak sekondëshe, Zaho duket se i ka trashëguar të atit aftësinë për të pikturuar.
Është ende herët për të kuptuar nëse Zaho i ka trashëguar të atit edhe dëshirën për politikbërje, por gjithçka mbetet për t'u parë.