Vizë kanadeze, duke u bërë pjesë e stafit të Greta Koçit! Gjykata, 7 vite burgim xhaxhait të këngëtares

7 Prill 2020, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 19:28:02

Shkëlqim Koçi, xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, ka përdorur emrin e mbesës së tij artiste, për të mashtruar personat me qëllim kalimin nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë. Shkëlqimi, kishte ngritur një skemë tepër të sofistikuar me të cilën arrinte të bindte, personat të ndryshëm që dëshironin të kalonin në Kanada ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por tashmë kjo skemë është zbuluar dhe xhaxhai i këngëtares Greta Koçi, është dënuar me 7 vjet heqje lirie.