Vizita e Metës në Bylyis/ Naftëtarja: më i rëndësishëm grupi polifonik sesa ne

7 Nëntor 2020, 11:49

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me dy grupe polifonike  në qytetin antik të Bylisit ku nëpërmjet një video ai shihet duke ja mar këngës e valles.

Ndërkohe njëra nga zonjat naftëtare që tentoi mbrëmjen e djeshme të priste damarët pas 23 ditësh në grevë urië shprehet se

"Kemi pritur në një farë mënyre u gëzuam paradite, se do vinte zoti Ilir Meta menduam se do na begeniste të na vizitonte këtu tek ne po s'ishte e thënë për ne me e rendësishme ishte grupi polifonik të vizitohej të dekorohej sesa ne" tha naftëtarja