Vizita e Ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri, Meta për çështjen e detit: E kanë marrë përgjigjjen me kohë

19 Tetor 2020, 14:40

Presidenti Ilir Meta foli për vizitën që Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të bëjë në Shqipëri për çështjen e kufirit detar në detin Jon. Dendias do të vizitojë ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidnetin Ilir Meta.

"E kanë marrë përgjigjen me kohë, përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunuese dhe transparente me aktorët vendas e ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe autoritetet.  Kjo është një çështje që kërkon një farë bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare. Por kjo nuk është çështja kryesore, çështja kryesore është shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit që është një provokim i rëndë i paqes dhe stabilitetit në vend. Çdo lloj çështje tjetër është e pavlerë përballë kësaj", tha Meta.