Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qëndrimin e Vjosa Osmanit gjatë vizitës së saj 3 ditore në Tiranë. Gjatë një konference të përjavshme, Rama u shpreh se Osmani erdhi në Tiranë për të bërë propagandë në mënyrë që të fitonte vota në Kosovë.
Duke iu referuar 2 çështjeve që prekur dhe Osmani gjatë deklaratave në Shqipëri, atë të traut mes 2 vendeve dhe Minishengenit Ballkanik Rama thotë se prej disa kohësh në Kosovë, politika e brendshme është bërë politikë e jashtme.
Së fundmi Rama u shpreh se deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës ishin jo dashamirëse dhe se lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera.
"Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë. Jam përpjekur edhe publikisht pa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në shtëpinë e Bardhë për shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë. Akoma më grotesk është debati për traun.
Kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme me gazetarët u shpreh se prej kohësh Kosova ka ngatërruar politikën e brendshme me atë të jashtmen. Ai thotë se historia e luftës së Kosovës nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
"Nuk ka më zi se sa një vend se sa përfaqësimi ndërkombëtar në një politik të brendshme se bëhet qesharak. PS ka kaluar rreth 15 rezoluta. Historia e luftës për liri në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në pritje për tu ribërë kryeministër. Kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme. I ka kushtuar shumë Kosovës" - tha Rama.
