Vizita në Kiev si kryetar i OSBE-së/ Rama takohet me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk

20 Janar 2020, 11:20

Pasi Shqipëria mori kryesinë e OSBE për 2020-ën, kryeministri Edi Rama ka nisur axhendën e takimeve, ku ditën e sotme është në Ukrainë. Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama njofton që sapo është takuar me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk. Në video Rama përshëndetet me Honchark dhe më pas largohet për të vijuar axhendën e mëtejshme.