Vizita te mjeku? Rama: Leje te e-albania! Ja hapat që duhet të ndiqni

20 Prill 2020, 10:04

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme procedurat që duhet të ndiqni në rast se doni të kryeni vizita shëndetësore.

"Nga sot në www.e-albania.al edhe leje - daljet për arsye shëndetësore

Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!

Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi

Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania