Pamjet nga Kamera sigurisë në Tiranë, i riu pret me darë xheniere kabullin dhe vjedh biçikletën

13 Korrik 2020, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2020-07-13 14:48:37

Vjedhësit e biçikletave në Tiranë, janë kthyer në një shqetësim serioz pasi në çdo hyrje pallati apo biznesi, veprojnë individë të caktuar, të cilët arrijnë tu vjedhin qytetarëve biçiklerat apo dhe motorët.

Në policinë e Tiranës ka një raportim të ngjeshur të rasteve të këtij fenomeni, ku qytetarëve u vidhen biçikletat por edhe motorët. Rasti në këtë video të regjistruar në një nga hyrjet e kompleksit “Demneri” në Tiranë, tregon qartë dhe pastër përgatitjen dhe logjistikën e hajdutëve. Njeriu që po shihni në pamjet filmike është i mirëpërgatitur me pajisje konkrete për të kryer vjedhje si darë, pinca, kaçavida, leva e sende të ndryshme, të cilat i mban në çantën e shpinës.Në këtë video djaloshi që shfaqet i pamaskuar arrin të vjedhë një biçikletë, e cila edhe pse e lidhur me zinxhir metalik, nuk ia vështirën aspak punën hajdutit. Ai nxjerr nga çanta një palë darë xheniere të forta dhe menjëherë sapo këput zinxhirin, arrin të marrë biçikletën dhe të largohet. Të shpresojmë që policia lokale e zonë të lokalizojë dhe arrestojë shumë shpejt këtë hajdut të identifikueshëm nga pamjet filmike.