Vjen grupi i parë i shqiptarëve nga Stambolli! Dezinfektim dhe ulje vetëm në sedilje, si u bë transporti nga Rinasi në karantinë në Durrës

18 Prill 2020, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-18 13:41:22

TIRANE-Sot rinisën fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Grupi i parë i shqiptarëve erdhi nga Stambolli. 45 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit, ndërsa pasdite do të vijë grupi i dytë nga Roma.