Vjen në jetë bebja e parë për 2019, nëna dhe babai tregojnë emocionet

1 Janar 2019, 02:40

Ka ardhur në jetë bebja e parë për vitin 2019. Foshnja ka lindur në maternitetin '“Mbretëresha Geraldinë”. në orën 00:01. Report Tv ka qenë në maternitetin dhe ka pyetur të afërmit, të cilët janë shprehur tejet të emocionuar që foshnja ka ardhur në jetë në këtë datë të shënuar. Foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkull, i peshës 3150 gr dhe është pagëzuar me emrin Elis. "Lindja kaloi me operacion në mënyrë të shkëlqyer,"-tha doktoresha që e priti. Ndërsa nëna e bebit tha: "Gjithmonë kemi dashur një fëmijë të seksit mashkull por që nuk e priste që djali ynë të ishte fëmija i parë për këtë vit."