Vjen në jetë foshnja e parë e 2020 në Vlorë, vajza me emrin me kuptimin e veçantë

1 Janar 2020, 13:51

Pak pas ndërrimit të viteve ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë në Maternitetin e Vlorës. Ajo është pagëzuar me emrin Xhoia. Fëmija i parë i familjes Beqiraj ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit. Ajo dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të mirë.  Xhoia është një emër që vjen nga italishtja, që përkthehet 'gëzim'. Në Shqipëri janë 41 vajza dhe gra që mbajnë emrin Xhoia.