Vjeshtë e çuditshme 2020/ Skenari i dhjetorit në fund të shtatorit

27 Shtator 2020, 11:51

Një vjeshtë e pazakontë kjo e vitit 2020 në të gjithë Europën.

Së pari me nxehtësi anormale dhe pastaj me të gjitha menjëherë, rënie e shpejtë e temperaturave, erë bore dhe zjarre.

Në Itali valët e stuhisë nga perëndimi dhe lindja janë alarmuese, me erëra deri në 140 km në orë.

Moti i keq, me rreshje dhe stuhi, do të jetë protagonist edhe në ditët e ardhshme dhe kolona e Mërkurit do të bjerë ende nën mesataren sezonale.

Kjo vjeshtë do të mbahet mend edhe për një tjetër veçanti, se ishte me borë dhe zjarre si në Greqi.

Ndërkohë në Europën Veriore, i ftohti që ka zbritur nga Greonlanda ka hedhur borë aty ku nuk binte që prej vitit 2007, në 1300 m lartësi mbi Alpet Franceze por edhe në Austri, deri në 50 cm trashësi. Një skenar që më shumë i gjan dhjetorit se fundit të shtatorit