Vlahutin: Kalendar i qartë për negociatat, nuk diskutojmë më data

27 Qershor 2018, 12:53 | Përditesimi: 27 Qershor 2018, 14:28

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin reagoi për herë të parë pas vendimit të Unionit për Shqipërinë për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Diplomatja u shpreh se Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë për negociatat.

Shqipëria mori tre gjëra pozitive, njohja e rekomandimit e të gjithë punës, e dyta kalendari, një datë e qartë dhe e treta  Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë. Është një punë mjaft e madhe përgatitore që do të kryhet nga ana e BE dhe Shqipërisë. Ky është kalendari dhe do të dëgjoni më shumë për këtë nga ambasadori i ardhshëm. Mos u shqetësoni, kur të kemi detajet do i ndajmë me ju. Ne jemi të lumtur, se na jep mundësi për të filluar lëvizjet më shpejt.

Romana Vlahutin

Dje Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE vendosi që negociatat për Shqipëri do të hapen në verën e 2019.

b.ha./Shqiptarja.com