Vlashent Sata këndon me kitarë në karantinë këngën arbëreshe “Kopile moj kopile”

23 Prill 2020, 15:11

Dhjetëra artistë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk e harrojnë nostalgjinë për vendin e tyre. Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptaro-francez Vlashent Sata i kthehet nostalgjisë së këngëve arbëreshe. Ai interpreton në kitarë këngën e lashtë “Kopile moj kopile”. Vlashent Sata është këngëtar dhe autor këngësh i njohur, i cili prej shume vitesh e ka ndërtuar karrierën në Paris, por ai ka qenë i pranishëm ne disa festivale të muzikës shqiptare, ku është identifikuar me muzikën POP.