Në kuadër të operacionit antidrogë policia italiane ka sekuestruar këtë herë një sasi prej rreth 115 kg drogë e llojit kokainë në portin e Gioia Tauro, në zonën e Regio Calabraia.
Mësohet se lënda narkotike e llojit kokainë e cilësisuar e pastër ishte e fshehur në 3 çanta dhe e ndarë 100 pako letre ëmbësirash, brenda një kantieri që transportonte bobina letre, gati për t’u transportuar me anije nga Amerika Latine me destinacion Livornon.
Sipas mediave italiane bëhet e ditur se anija ku ishte fshehur ishte nisur nga porti Sant Antonio në Kili , ishte ndalur tranzit në portin Rodman në Panama e pas portit Gioia Tauro do të mbërrinte në portin e Livornos.
Ndërkohë autoritet e antidrogës italiane bënë të ditur se lënda narkotike do të përpunohej rreth 4 herë para se të shitej në doza nga 1 gramë me vlerë nga 50 deri në 100 mjië euro. Ndërkohë ,vlera e lëndës narkotike së kapur, përllogaritet në një vlerë 23 milionë euro për grupet kriminalet kalabreze të “ ndraghreta”, që veprojnë në këtë sektor. Ende nuk dihen identitetet e personave,ndërsa policia italiane bën të ditur se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Prej shumë kohësh, porti i Gioi Tauro në Kalabri, konsiderohet si porta kryesore hyrëse e kokainës në Itali, pasi trafiku i kokainës në Itali dhe në Europë është prej kohësh në duart e mafias kalabreze Ndragheta, ndrësa kohët e fundit policia italiane ka zbuluar se Ndrangheta po sposton trafikun e kokainës drejt porteve të konsideruara më të sigurta.