Presidenti Vlerësimin e DASH për gjyqtarin Ardian Dvorani, presidenti Ilir Meta e ka luajtur si një fletë lavdërimi të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama.
"Dua t'i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavërdimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t'u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, në 27 e ka miratuar qeveria në Kuvend, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese. Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri", tha Meta.
Pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në dhe ambasadoren Yuri Kim, ai tha se janë të shkëlqyera.
"Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera, nuk është paraqitur asnjëherë që të bëjë foto si gruaja e Bilalit, të gjitha përpjekjet e atij të Xibrakës për të krijuar gjëra të tilla artificiale, ndërkohë që bëjnë një aferë të tillë, këto janë të mbaruara më 25 prill populli i Shqipërisë do të shkojë të votojë për të rithemeluar demokracinë", tha Meta.