Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë, me shtetet anëtare të BE! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore

4 Shkurt 2021, 12:58 | Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 13:19

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur mbi vlerësimin e botuar nga revista prestigjoze The Economist mbi përmirësimin e nivelit të demokracisë, tha se një ndër arsyet kryesore të saj është reforma elektorale.

“Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demokracisë ka rënë ndjeshëm. Pas 2013-ës është rritur. Është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë të indeksit të demokracisë. Sjellë kalimin në një kategori tjetër. Jemi futur në të njëjtin klasë, me shtetet anëtare të BE-së. Vendet e tjera të rajonit renditen në kategorinë e regjimeve hibride. Shqipëria renditet në kategorinë e një demokracie të mirë. Kjo nuk është për të bërë garë dhe të themi se jemi më të mirë se ata. Duke qenë se vijmë nga më poshtë, vlerësimi i indeksit na bën që të kemi rritje. Në një kohë që shumë vende të tjera kanë përkeqësim gjatë pandemisë.

r.k./Shqiptarja.com