Vllaznia mbijeton në Superiore, mund 3-1 Besëlidhjen

2 Gusht 2020, 21:33

Vllaznia mbijeton në Superligë dhe do të jetë mes më të mirëve edhe sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë fituan bindshëm 3-1 ndeshjen play-out ndaj Besëlidhjes të zhvilluar në stadiumin Loro Borici.

Kuqeblutë shënuan dy herë në pjesën e parë me Krujën dhe Markun ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe Gilman Lika. Për lezhjanët realizoi Xhorxhevic.