Vlonjatët 'dëbojnë' dimrin me zjarr! Dritat 'rrethojnë' flakët, që u bëjnë karshillëk dallgëve

6 Prill 2020, 22:37

Pavarësisht se koronavirusi ka ndryshuar mënyrë tonë dhe jo vetëm të jetesës, tradita nuk harrohet dhe sidomos në Vlorë. Mbrëmjen e sotme, bashkia ka vendosur një turrë me dru në lungomare duke ndezur një zjarr, që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Por ndryshe nga vitet e tjera, rreth zjarrit nuk kishte asnjë qytetar për shkak se ndodhen në karantinë të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, teksa grumbullimet nuk lejohen. Në sfond dëgjohen vetëm dallgët e fundit...