Vlonjatët fillojnë plazhin: Vijmë për t'u larguar nga njerëzit në qytet

13 Prill 2020, 11:47 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 11:48:30

Në situatën kur qeveria kërkon dalje nga shtëpia për vetëm 90 minuta për të bërë pazare, si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, vlonjatët këtë orar e shijojnë duke shkuar në plazh. Duket se për disa qytetarë plazhi ka filluar, ndërsa shprehen se vijnë në plazh për t'u larguar nga njerëzit në qytet. Më të guximshit tashmë kanë filluar dhe të lahen.

Plazhin se kemi ndarë asnjë ditë. Ne që vijmë gjithmonë, është pak më ndryshe, bëjmë plazh çdo muaj të vitit. Ka dhe njerëz që vijnë marrin rreze dhe ata që janë më të guximshëm provojnë dhe të lahen. Situatën nga koronavirusi si një mundësi për t'ju shmangur njerëzve në qytet, pasi këtu nuk ka njerëz. Në ora 13.00 iki në shtëpi.