Vlonjatët në sheshin 'Omonia' : Dalim për të kërkuar punë edhe pse nuk na lejohet

1 Prill 2020, 14:40

Në kërkim të një pune të përditshme në atë që në Vlorë quhet "Sheshi Omonia", për dhjetra të papunë që e sigurojnë bukën me çfarë të gjejnë, nga situata e krijuar kanë mbetur thuajse pa asgjë.

Prej rreth një muaji nuk kanë mundur të sigurojnë dot një punë, ndërsa ka edhe nga ata që prej sot, për shkak të mbylljes së biznesit ku ishin të punësuar kanë mbetur në rrugë të madhe.

Ndihmat që kanë marrë nuk u mjaftojnë, ndërsa me situatën e krijuar e kanë mjaft të vështirë. Edhe për shkak të mbylljes së lëvizjes numri i tyre nuk është i madh, sërish në shesh ka të tillë që kërkojnë punë dhe mbesin me shpresë.