Një qytetar nga Vlora mik i programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ka bërë sërish batuta mëngjesin e sotëm me gazetarin Andi Kapxhiu sa i përket shtimit të peshës në periudhë karantine. I pyetur se si i reziston tundimit të detit ai thotë me keqardhje: “ Jam vetëm 150 metra larg detit e shoh nga shtëpia dhe më qan syri. Ka shumë të tjerë që bëjnë plazh por fshehur nga Pylli i Sodës” e mbyll ai telefonatën.