Vlonjati kundër rrymës: Nuk më pëlqen Albini, ishalla nuk hedh “bomba” në parlament

15 Shkurt 2021, 10:25

Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe lideri i Vetëvendosjes gëzon edhe simpati në Shqipëri. Mirëpo një qytetar nga Vlora që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se Albin Kurti nuk i pëlqen. Shpresoj të mos hedhi më “bomba” në Kuvend deklaroi vlonjati që gjithsesi ishte i kënaqur me gjithë proçesin zgjedhjor atje.