Vlonjatja flet nga Italia: Mbani maskë, ja si u gjobit me 600 euro çifti shqiptar, thyen karantinën

12 Tetor 2020, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2020-10-12 11:35:11

Një zonjë nga Vlora por që jeton prej vitesh në Itali telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe kishte vetëm një apel: Mbani maska. Më pas ajo krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Itali duke rrëfyer edhe një rast të veçantë. Një çift shqiptar që theu karantinën u gjobit me 600 euro në Firence tha ajo.