Vlonjatja me pronë buzë detit por që se gëzon dot: Do vras veten, kam fituar gjyqet

4 Dhjetor 2020, 10:24

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zonjë nga Vlora bëri një denoncim për çështjen e pronave në breg të detit. E moshuara tha se ka një sipërfaqe të madhe prone buzë detit për të cilën ka fituar edhe gjyqe por që nuk po e merr dhe gëzon dot. Me shpresën e humbur se  prona nuk do t’i kthehet ajo tha se e vetmja gjë që i ka mbetur është të ekzekutojë veten.