#reportTV #lajmeshqip #lajme Qyteti i Pavarësisë, Vlora është veshur festive në përpjekje për të sjellë pak atmosferë në një kohë jo fortë të favorshme, për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku Dritan Leli, duke folur për Report Tv ka treguar se çfarë ofron Vlora këtë fundviti, edhe përse në një periudhë pandemie.Ne vendosëm qe këtë herë të organizonim dy qendra për të festuar festat e fundvitit siç tradita e do. Këtë herë zgjodhëm sheshin përballë Shkollës së Marinës duke u përpjekur te krijojmë një mundësi promovimi për të gjitha investimet që kanë ndodhur në qytet, dhe këtë vit kemi krijuar pikërisht këtë qendër përballë shkollës së marinës një investim për rreth 20 mijë m2 gjelbërim , kemi rikonstruktuar fasadën e ish shkollës së marinës, kemi realizuar ndriçimin dhe një piste akulli pak metra nga deti ku fëmijët janë gjithmonë prezent duke u argëtuar. Kemi organizuar një pikë tjetër në zonën historike , një investim i fundit ku këtë verë u vizitua nga pafund vizitor dhe ata turistë që erdhën gjatë sezonit pavarësisht kushteve por që ngelet një atraksion që vizitohet nga shumë qytetarë.”tha Leli. Kryebashkiaku kur është pyetur se çfarë aktivitetesh do të bëhen ditën e ndërrimit të viteve, është shprehur se ende po pritet të dali një akt normativ i cili do të përcaktojë nëse do të mbahet ndonjë ceremoni modeste. ”Presim aktin normativ për të parë nëse do këtë ndonjë ceremoni modeste apo do shijojmë fishekzjarrët nga disa pika të qytetit”, tha Leli.
