Vlora hap sezonin, por s'ka turistë! Operatorët turistikë: Shqetësim taksat vendore dhe distancat mes tavolinave

16 Maj 2020, 17:23

Bizneset në Vlorë po përballen me vështirësi dhe kërkojnë lehtësira për të punuar gjatë verës. Ata shprehen se turistët e parë vendas apo të huaj mund të mbërrijnë gjatë muajve korrik dhe gusht, ndërsa premtojnë se nuk do të rrisin çmimet.

Vlora e ka hapur simbolikisht sezonin, por ende turistë nuk ka. Ndërsa operatorët turistike janë duke u përballur me vështirësi të shumta.