Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, 'Benzi' përplas kalimtarin

20 Dhjetor 2018, 19:34 | Përditesimi: 20 Dhjetor 2018, 19:39

VLORË - Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ka qenë një automjet tip ''Mercedes Benz'' i cili ka përplasur një kalimtar. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një autoambulancë. I aksidentuari është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

r.k./Shqiptarja.com