Vlorë/ Ambulanca thirret për ndihmë, por përplas rrugës një grua 60- vjeçare

17 Dhjetor 2019, 13:35

VLORË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një ambulancë e spitalit të këtij qyteti ka aksidentuar një të moshuar rreth 60-vjeç. Mësohet se ambulanca ka marrë një telefonatë për një rast emergjence dhe ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi të lartë dhe më pas ka shkaktuar aksidentin rreth orës 12:00 në rrugën e spitalit. Ajo më pas është marrë nga ambulanca dhe është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

60-vjeçarja mësohet se ka probleme me dëgjimin dhe nuk e ka dëgjuar sirenën e ambulancës duke i dalë kështu para në rrugë. Ndërkohë një grup hetimi po shqyrton të gjitha shkaqet e aksidentit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.