Vlorë, arrestohen dy autorët e grabitjes së kambistit, sekuestrohen 8 mijë eurot që i morën

21 Shtator 2018, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2018-09-21 17:24:45

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të DVP Vlorë, në kuadër të këtij operacioni pas një pune hetimore intensive ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 16.09.2018, ku rreth orës 20:30, në lagjen "Bashkimi" Vlorë, dy persona i kanë dalë para në rrugë shtetasit A.L, 34 vjeç, i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Si rezultat i vlerësimit maksimal, angazhimit profesional dhe hetimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

- M.Gj, 17 vjeç, banues në Vlorë;

- N.A, 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen "24 Maji", të cilët tentuar t'u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim".