Vlorë/ Arrestohet 24-vjeçari qarkullonte me pistoletë në brez

4 Nëntor 2020, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2020-11-04 11:46:20

I riu me Iniciale F.A po qarkullonte me automjetin e tij të markës tip "Audi" i armatosur në lagjen "Uji i Ftohtë" gjatë kontrollit të policisë 24 vjeçari kishte në brez një armë zjarri pistoletë, me 1 krëhër me 5 fishekë. 

Deklarata e Policisë :

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

"Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë  dhe forcën e posaçme "Shqiponjat", u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë"