Vlorë/ Asgjësohen me groposje 2.1 ton mish pule me salmonelë të ardhur nga Polonia

13 Dhjetor 2019, 16:57

Vlorë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka asgjësuar rreth 2.1 ton produkt mish pule të cilat u bllokuan më 12 dhjetor në qytetin e Vlorës, pasi rezultuan të ishin me salmonelë.

Sasia e mishit me ngarkesë të lartë mikrobilogjike është asgjësuar duke u groposur. Ngarkesa kishte ardhur nga Polonia. Sipas njoftimit të AKU-së mishi i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë salmonele.