Vlorë, bashkia muzikë nëpër rrugë për qytetarët e mbyllur që prej të premtes në karantinë

19 Prill 2020, 20:34 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 20:49:48

Bashkia e qytetit bregdetar të Vlorës në këtë kohë karantine, sjell muzikë në të gjitha familjet vlonjate. Bashkia ka sjellë  muzikë në rrugët e qytetit të Vlorës  për qytetarët në kohë karantine, pas dy ditësh të mbyllur në shtëpi. Kjo nismë është organizuar nga bashkia Vlorë për të argëtuar sadopak qytetarët vlonjatë në këto ditë të vështira.

Një trailer në ecje me dixhej ka përshkuar rrugët e qytetit me muzikë të ndryshme, duke sjellë një atmosferë pozitive  dhe ndryshe në qytetin bregdetar të Vlorës.