Vlorë/ Breshëri kallashnikovi në rrugën Transballkanike, vritet një person!

3 Mars 2021, 14:36 | Përditesimi: 3 Mars 2021, 14:39

Të shtëna me breshëri kallashnikovi te rruga Transballkanike në Vlorë, ndërsa vdekur një person.

Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zi. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

b.ha./Shqiptarja.com