Vlorë/ Digjet 'BMW'-ja gjatë orëve të natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

4 Qershor 2020, 09:57 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 09:59:19

VLORË-Digjet një makinë tip "BMW" gjatë natës në qytetin e Vlorës në zonën pranë Shkollës së Marinës.

Sipas informacioneve nga korespodenti i Report tv, ngjarja ka ndodhur gjatë orës 3:00 dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Akoma nuk dihen shkaqet se përse ka ndodhur ngjarja.