Vlorë/ Djali qëllon me bishtin e sëpatës vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait

11 Shtator 2019, 20:17 | Përditesimi: 11 Shtator 2019, 20:29

VLORË- Një person ka goditur me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku nga informacionet paraprake mësohet vajza dhe gruaja, identiteti i të cilave nuk dihet ende, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë djalin që të kryejë këtë akt.

r.k./Shqiptarja.com