Vlorë, eksploviz në një zyrë avokatie pranë Gjykatës, policia rrethon zonën

8 Prill 2019, 14:54 | Përditesimi: 8 Prill 2019, 15:37

Një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një zyre avokatie në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajro Çakërri" , pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.

b.ha./Shqiptarja.com