Vlorë/ Ekzekutohet 31 vjeçari, dyshohet për prishje pazaresh droge dhe për përplasjen e frikshme me armë, u arrestua dhe u lirua 2 herë, skandali u denoncua në Report Tv

3 Mars 2021, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 20:05:43

Vritet me breshëri kallashnikovi 31 vjeçari Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj) në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit.

31-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj, raporton gazetari i Report Tv në qytetin e Vlorës, Armand Xhelili, i cili ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi atentati. Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.