Vlorë, flakët 'të pangopura' në Poro, riaktivizohen sërish!

8 Shtator 2020, 17:52

VLORË- Vatra e zjarrit në pyllin e Poros në Vlorë është aktivizuar sërish. Deri tani janë djegur shumë pisha e kullota në këtë vend.

Forcat e zjarrfikëses janë nisur drejt pyllit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas dyshimeve zjarri ka qenë i qëllimshëm.Pylli në Poro të Vlorës është mbuluar nga tymi i zi dhe flakët. Pamje me dron kanë ardhur në redaksinë e shqiptarja.com ku tregojnë se sa kritike është gjendja.