Vlorë, furgon i policisë përplaset me 'BMW'

15 Prill 2018, 15:55

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në bulevardin Vlorë-Skelë. Furgoni i policisë është përplasur me një makinë tip “BMW” me targa AS556TB. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm një polic  dhe drejtuesi i “Benzit” ka mbetur i dëmtuar lehtë, dhe ka pasur dëme materiale. Policia po heton për shkakun e përplasjes mes dy automjeteve.