Vlorë, gjendet kufoma e një personi, nuk dihet identiteti

11 Dhjetor 2018, 13:38

Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në lagjen "24 Maji, në qytetin e Vlorës. Mësohet se viktima është gjetur pranë zonës së Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit , ku sipas policisë paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit të personit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se  shërbimi i ambulancës ka bërë transportimin e tij, në morgun e qytetit. Policia po kryen veprimet proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Informacion paraprak

Më datë 11.12.2018, rreth orës 09:30, në lagjen "24 Maji" pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë (trup njeriu), ku paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit. Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.